Objektivi i Standardit Kombëtar të Kontabilitetit 2, “Paraqitja e Pasqyrave Financiare” (SKK 2), miratuar nga Këshilli Kombëtar i Kontabilitetit dhe shpallur nga Ministria e Financës, është të japë konceptet dhe rregullat-bazë, për paraqitjen e informacionit financiar në pasqyrat financiare të hartuara në përputhje me standardet kombëtare të kontabilitetit. Standardet Kombëtare të Kontabilitetit bazohen në parimet e kontabilitetit dhe të raportimeve financiare të pranuara në shkallë ndërkombëtare, kërkesat e përgjithshme të të cilave përshkruhen në Ligjin nr. 9 228, datë 29.04.2004, “Për kontabilitetin dhe pasqyrat financiare” publikuar në prill 2004, i ndryshuar Pasqyrat Financiare SKK2