LIGJ Nr. 111/2016 PËR DISA NDRYSHIME NË LIGJIN NR. 7703, DATË 11.5.1993, “PËR SIGURIMET SHOQËRORE NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË”, TË NDRYSHUAR

Në mbështetje të neneve 78, pika 1, dhe 83,të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Në ligjin nr. 7703, datë 11.5.1993, “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, bëhen ndryshimet si më poshtë:

Neni 1

Në nenin 84, pika 2 ndryshohet me si më poshtë: “2. Kërkesat, së bashku me dokumentet e përcaktuara në rregulloren e Institutit të Sigurimeve Shoqërore, paraqiten dhe administrohen në sportelet e shërbimit, në ato bashki ku ndodhet vendbanimi i përhershëm i personit, sipas procedurave të parashikuara në legjislacionin që rregullon mënyrën e ofrimit të shërbimeve publike në sportel.”.

Neni 2

Në nenin 86, pika 1, pas fjalisë së parë shtohet fjalia me këtë përmbajtje: “Ankimi, në këto raste, depozitohet pranë sporteleve të shërbimit, në përputhje me legjislacionin që rregullon mënyrën e ofrimit të shërbimeve publike në sportel.”.

Neni 3

Hyrja në fuqi Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.

Miratuar në datën 3.11.2016

Shpallur me dekretin nr. 9845, datë 14.11.2016, të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani