Miratimi në seancën plenare të datës 29.9.2016 , Anëtarësimi i detyrueshme në dhomë për personat juridike. Me ndryshimin e nenit 6 janë si më poshtë vijon.

PËR DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË LIGJIN NR.9640, DATË 9.11.2006, “PËR DHOMAT E TREGTISË DHE INDUSTRISË”, TË NDRYSHUAR

Neni 1

Neni 6 ndryshohet, si më poshtë vijon:

“Neni 6

Anëtarësia

Anëtarësia në dhomë është e detyrueshme për personat juridike dhe vullnetare për personat fizikë, të regjistruar në Qendrën Kombëtare të Regjistrimit (QKR). Anëtarët e dhomës paguajnë kuotën vjetore të anëtarësisë brenda datës 31 mars të çdo viti. Masa dhe procedurat e vjeljes së kuotës përcaktohen nga Asambleja e 2 Bashkimit të Dhomave. Dhomat transferojnë pranë Bashkimit të Dhomave kuotën e anëtarësimit në masën 30% të fondeve të mbledhura nga kuotizacioni vjetor i anëtarësisë.”.