Tatimi mbi vlerën e shtura

    Tatimi mbi vlerën e shtuar

    Ky ligj përcakton zbatimin e Tatimit mbi Vlerën e Shtuar në Republikën e Shqipërisë.

    Tatimin mbi Vlerën e Shtuar (TVSH) është një tatim i përgjithshëm mbi konsumin e mallrave dhe shërbimeve, proporcional me çmimin e tyre, që i ngarkohet në çdo fazë të prodhimit dhe procesit të shpërndarjes çmimit pa tatimin.

    Tatimit mbi vlerën e shtuar i nënshtrohen, të gjitha furnizimet e mallrave dhe shërbimeve, të kryera kundrejt pagesës, brenda territorit të Republikës së Shqipërisë, nga një person i tatueshëm që vepron si i tillë dhe të gjitha importet e mallrave në territorin e Republikës së Shqipërisë.

    Në pjesët përbërëse të tij, paraqiten në mënyrë të hollësishme momentet më kyç të zbatimit të mekanizmit të TVSH.

    Kështu ligji jep përcaktime të qarta lidhur me kërkueshmërinë e tatimit, me vendin e furnizmit, qoftë të mallarve ashtu edhe shërbimeve. Një vend të rëndësishëm zë trajtimi i hollësishëm i ndërkombëtarizimit të furnizimeve të mallrave e shërbimeve, parë në këndvështrimin e skemës së funskionimit të TVSH-së.

    Personat e detyruar që të regjistrohen, që të mbajnë regjistrimet e tyre korente, që të deklarojnë dhe të paguajnë TVSH-në, zënë një hapësirë të konsiderueshme në strukturën e këtij ligji.

    Përkundër detyrimeve, ligji paraqet qartë edhe të drejtën e çdo personi të tatueshëm për të përfituar nga rimbursimi i TVSH.

    Për herë të parë, ligji trajton edhe skema të veçanta të regjimeve tatimore të TVSH-së të aplikuara në Shqipëri.

    Ky tatim ka gjetur zbatim në Republikën e Shqipërisë nga muaji Korrik i vitit 1996. Ligji aktual Nr.92/2014 datë 24.7.2014 “Për Tatimin mbi Vlerën e Shtuar” është hartuar në kuadër të Projektit IPA 2007 “Mbështetje për Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve” të Shqipërisë për përafrimin e legjislacionit vendas me Acquis Communitaire.

    Më poshtë do të gjeni ligjin “Për Tatimin mbi Vlerën e Shtuar” dhe aktet nënligjore të dala në zbatim të tij.

    Marë nga www.tatime.gov.al